27 Prill 2024

Këshilli Ekonomik Social sot vendos për pagën minimale

Prishtinë, 29 prill - Mbahet të premten takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Ekonomik Social, për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës për vitin 2011.
 
Në takimin e fundit të Këshillit, partnerët socialë janë pajtuar që të paraqesin propozimet dhe arsyetimet për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës për vitin 2011, gjë që edhe është bërë nga përfaqësuesit e Këshillit Ekonomik Social.

Kurse në takimin që do të mbahet sot do të shqyrtohen këto propozime dhe do të caktohet paga minimale në Kosovë për vitin 2011. Në këtë takim do të diskutohet edhe mbi ecurinë e përgatitjes së propozim-marrëveshjes për Kontratën e re Kolektive në nivel nacional.

Ndryshe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dje janë përcaktuar që të propozojnë që paga minimale në Kosovë të jetë 170 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)