01 Maj 2024

KES vendos 170 euro pagen minimale për vitin 2011

Prishtinë, 29 prill - Në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Ekonomik Social (KES), që u mbajt sot nën kryesimin ministrit të MPMS, Nenad Rashiq, përfundimisht caktohet paga minimale për vitin 2011 në Kosovë, në shumën prej 170 euro në nivel nacional, duke përfshirë këtu sektorin publik dhe atë privat.

Në pajtueshmëri të plotë të shumicës së përfaqësuesve të Këshillit Ekonomik Social u arrit një marrëveshje për caktimin e lartësisë së pagës minimale për vitin 2011, shumë kjo e cila e arrin vlerën prej 170 euro në nivel nacional, me mundësi të shtimit të kësaj vlere edhe më të madhe në sektorin privat, gjegjësisht te ato kompani ku kjo vlerë, në pajtim të plotë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, edhe mund të jetë më e lartë se 170 euro.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq bëri të ditur se tanimë me rekomandimet e dala nga partnerët social është i gatshëm edhe Propozim-Vendimi për aprovim që lartësia e kësaj page minimale në nivel nacional të jetë 170 euro dhe do t’i dërgohet kryeministrit të Republikës së Kosovës  z. Hashim Thaçi për miratim.

“Sot kam kënaqësinë të prezantoj një propozim konkret për kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçi për caktimin e pagës minimale në Kosovë, që kjo pagë të jetë 170 euro, shifër kjo e cila sipas mendimit tim është e përballueshme për buxhetin e tanishëm të Kosovës dhe një shumë reale për ekonominë e tregut në Kosovë, tha z. Rashiq.

Ministri Rashiq më tej shtoi se kjo pagë minimale mund të negociohet dhe të përcaktohet në nivele tjera të segmenteve profesionale të ekonomisë, por jo edhe nën shumën e përcaktuar të pagës minimale të nivelit nacional.

Ministri i MPMS-së z. Rashiq njoftoj të pranishmit se për zbatimin dhe implementimin e këtij vendimi që nga data e hyrjes në fuqi do ta bëj Inspektorati i Punës që është në kuadër të MPMS-së.

Më tej si pikë e referimit gjatë mbledhjes së këtij këshilli ishte edhe njoftimi lidhur me ecuritë e përgatitjes së Draft-Marrëveshjes së re Kolektive në nivel nacional ku u obliguan të gjitha Organizatat e Punëmarrësve, veçmas ato të punëdhënësve të përfaqësuar në këtë këshill që në përputhje me procedurat administrative të ndërmarrin iniciativën për hartimin e draftit fillestar të Marrëveshjes Kolektive në nivel qendrorë ku dhe më pastaj të procedojnë tek të gjithë partnerët social.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)