29 Prill 2024

Kërkohet negocimi i sigurimeve sociale me Zvicrën

Prishtinë, 29 shtator - Kryesuesi i Grupit Punues Qeveritar për koordinimin e aktiviteteve lidhur  me negocimin e Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës dhe njëherit Drejtor i Departamentit Ligjor në MPMS z. Fadil Racaj, zhvilloi takimin e dytë radhazi të këtij Grupi Punues i cili ka mandatin dhe përgjegjësinë që ti ndërmerr të gjitha veprimet për koordinimin e aktiviteteve të Institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me negocimin e Marrëveshjes Bilaterale për sigurimet sociale në mes Kosovës dhe Zvicrës.


Duke pasur parasysh se nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë dalë tetë (8) rekomandime që kanë të bëjnë me identifikimin e aktiviteteve të cilat duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës dhe Institucionet tjera relevante, ky Grup Punues me qëllim të vlerësimit të saktë të përmbushjes së këtyre detyrave, ka konstatuar se nga 8 rekomandimet e Kuvendit të Kosovë,  5 nga ato janë plotësuar në masë të kënaqshme ndërsa 3 rekomandime tjera nuk janë përmbushur ende.


Kryesuesi këtij grupi z. Racaj ka potencuar faktin se 3 rekomandimet e dala nga Kuvendi i Kosovës të cilat nuk janë përmbushur për arsye objektive, duke përmendur kështu tri projektligjet e rëndësishme siç janë: Projektligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Projektligjin për Fondet pensionale dhe Projektligjin për projektligjin për sigurimet shëndetësore të cilat ende gjenden në shqyrtim final me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore dhe si pasojë e kësaj ka qenë e pamundur të dërgohen më tej për procedim në ZSHNJ të ZKM-së. Gjithashtu, gjatë takimit u identifikuan detyra dhe përgjegjësi shtesë që duhet përmbushur deri në fund të vitit 2011 të cilat do të mundësonin përshpejtimin e procesit të rinegocimit të Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Zvicrës.


“Unë propozoi që nga Grupi Punues Qeveritar, sot të del kërkesa për Autoritetet Kosovare, që sa më pare të kontaktojnë me autoritetet zvicerane, për organizimin e një takimi të nivelit të lart politik, në mes dy vendeve, në mënyrë që më pastaj të ju lehtësohet puna grupeve teknike për arritjen e Marrëveshjes dhe sa më parë të krijohet mundësia e nënshkrimit  të një Memorandumit të Përkohshëm të  Mirëkuptimit në mes Kosovës dhe Zvicrës’’, shtoj z. Racaj


Në fund u vendos që nga anëtarët e këtij Grupi Punues të propozohen prioritetet e punës, varësisht nga fushëveprimtaria e ministrive të tyre në mënyrë që ky Grup Qeveritar në të ardhmen të merret me çështjet konkrete të cilat do të ndikojnë në avancimin e procesit të rinegocimit të Marrëveshjes së Sigurimeve Sociale në mes dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)