16 Maj 2024

Kërkohet ndryshimi i projektligjit për pagat e funksionarëve publik

Prishtinë 10 gusht - Sot u mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit dhe Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe për projektligjin për pagat e funksionarëve publik.

Këshilli Prokurorial i Kosovës deklarohet se ky Projekt ligj shpërfillë parimin e barazisë së pushteteve, degradon pozitën dhe autoritetin e sistemit prokurorial dhe nuk respekton as Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës.

Edhe pse projektligji, ashtu si Kushtetuta, përmes nenit 3 si institucione të Republikës i njeh legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin, në paga nuk i ka barazuar këto pushtete.

Këshilli Prokuroril i Kosovës shpreh shqetësimin e tij se Këshilli  Prokurorial i Kosovës nuk është konsultuar në asnjë fazë të hartimit të këtij projekt ligji, që si pasojë nuk janë përfshirë disa kategori kushtetuese dhe ligjore në listën e projekt ligjit.

Për më tepër, ky projekt ligj nuk përcakton se cili institucion mund të përcaktojë kategorinë e pagave për pozitat, të cilat nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të Projekt ligjit, ashtu siç është përcaktuar me nenin 5, paragrafi 3 dhe 6 të projekt-ligjit në fjalë, për pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv.

Barazimi dhe vendosja në pozitë të njëjtë të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial me agjencitë e pavarura të themeluara nga Kuvendi apo nga Qeveria është i papajtueshëm dhe fyes për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ky projekt ligj nuk respekton parimin e barazisë së pushteteve të parapara me Kushtetutë, andaj, me qëllim që të ruhet dhe mbrohet barazia e pushteteve, siç është e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës, Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon që ky projekt-ligj të rishikohet dhe pagat e bartësve të funksioneve prokuroriale  të jenë ekuivalente me pozitat e larta drejtuese shtetërore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, poashtu u shqyrtua dhe aprovua Rregullorja për Caktimin dhe Transferimin e Stafit Mbështetës të sistemit prokurorial. Me këtë rregullore caktohen procedurat për caktimin dhe transferimin e personelit mbështetës nga prokuroritë komunale dhe të qarkut në prokuroritë themelore dhe në atë të apelit të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në strukturën organizative të përcaktuar me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Në bazë të kësaj rregulloreje u caktuan edhe dy komisione, njëri për caktimin dhe transferimin e personelit mbështetës dhe tjetri komision për ankesa.

Gjithashtu, në këtë takim u vendos që Presidentes së vendit t’i propozohet që në bazë të kompetencave që ka, më 11 shtator 2012, ta bëj shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Komunale në Mitrovicë, Faruk Korenica, pasiqë kryeprokurori Korenica plotëson kushtet ligjore për pensionim, më 11 shtator 2012.

Në këtë takim poashtu u vendos që prokurori i kësaj prokurorie, Naim Beka nga data 12 shtator 2012 të caktohet në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit komunal në Mitrovicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)