01 Maj 2024

KE prezanton projektet që do të investoj në Mitrovicë

Mitrovicë, 14 prill - Ekspertë të Komisionit Evropian (KE) dhe ata të Komunës së Mitrovicës, kanë prezantuar të enjten projektet që parashihet të realizohen me fondin 14.5 milionësh të KE-së.

Në këto projekte bën pjesë Qendra multifunksionale, mandej renovimi i palestrës së sportit “Minatori” si dhe Qendra e Biznesit.

Arianit Loxha, përfaqësues i ekspertëve që kanë dizajnuar këto projekte, tha se bëhet fjalë për objekte që do të arrijnë në rreth 70 mijë metra katrorë sipërfaqe. 

Për renovimin e palestrës “Minatori”, sqaroi se do të ruhet destinimi që ka për aktivitete sportive garuese, por që do të rinovohet në tërësi, duke përfshi të gjithë detajet.

“Do të jetë një qendër mjaft atraktive dhe që përmbush standardet evropiane”.

Sa i përket projektit tjetër, atij të Qendrës Multifunksionale, ai theksoi se do të jetë një objekt madhështor, ku do te ketë fusha për sporte si karateja, ping pongu etj, mandej një pishinë dhe shumë kënde të tjera për destinime të ndryshme.

“Ka një dizajn modern e cila ofron mundësi të mëdha për aktivitetet sportive të fëmijëve  dhe të rinjve”.

Ai foli edhe për projektin e Qendrës së Biznesit, e cila do te ketë pesë etazhe. “Do të jetë një qendër që do të ofroj hapësira të ndryshme biznesi që korrsopondon me rrethanat ekonomike në këtë qytet”. Tha se do të ketë parkingje, lokale afariste, hoteliere etj.

Të gjitha këto objekte do të jenë afër njëra tjetrës dhe mendohet se e plotësojnë njëra-tjetrën.         
 
Lidhur me këto projekte, kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka falënderuar drejtuesit e Komisionit Evropian, që kanë mundësuar nisjen e një investimi kaq të rëndësishëm për Mitrovicën.

“Jemi dëshmitarë të disa prej projekteve më madhështore që do të ndërtohen në Mitrovicë, e të cilat do të krijojnë kushte më të mira për jetë për qytetarët tanë”.

Ndërsa, Antonio Garcia Suarez, shef i infrastrukturës në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, tha se këto objekte do të krijojnë hapësira shumë komode dhe të përshtatshme për të rinjtë e këtij qyteti. “Tha se është një investim për të ardhmen e Mitrovicës”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)