12 Maj 2024

KE: Kriza ka tkurrur 15 për qind ekonominë greke

Bruksel, 31 mars - Ekonomia greke është tkurrur me 15 për qind që nga fillimi i krizës, tregon raporti tremujor i Komisionit Evropian (KE).

Sipas raportit, në Greqi nëntë muajt e parë të vitit 2011 u humbën 370.000 vende pune. Numri i të papunëve shumëvjecar u rrit në 9,1 për qind numrit të të papunëve.

Rritjen më të madhe të papunësisë në Bashkimin Europian e kishin Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia dhe Bullgaria.

Raporti vëren se papunësia në BE në veçanti godet të rinjtë (të moshës 15- 24 vjeç) dhe në shumë vende mesatarisht ka arritur në 22,4 për qind, ndërsa në vende si Greqia dhe Spanja rreth 50 për qind.

Në Greqi, papunësia e të rinjve në muajin nëntor të 2011-ës arriti në 48 për qind, që është dy herë më e lartë nga sa ishte dy vjet më parë.

Paralelisht, një rënie prej 9,3 për qind u regjistrua në vitin 2010 edhe në të ardhurat familjare. Në kufirin e varfërisë jeton 27,7 për qind e popullsisë në Greqi, ndërkohë që kufiri mesatar në BE është 23,4 për qind.

Rreth 5 për qind (nga 19 për qind në vitin 2007 dhe 24  për qind në vitin 2010) u rrit numri i grekëve që në fund të muajit e kanë të vështirë për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)