09 Maj 2024

KE kontribuon në shfrytëzimin efektiv te parave të tatimpaguesve

Prishtinë, 20 maj - Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian sot ka organizuar një seminar për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik (KBFP).

KBFP-ja i bën menaxherët në institucionet qeveritare përgjegjës për arritjen e objektivave të organizatave të tyre duke siguruar vlerë më të mire për paratë. 

Kjo do të thotë se ata duhet të ulin rreziqet dhe të shfrytëzojnë të gjitha resurset në mënyrë efektive dhe efikase.

Në seminarin ku morën pjesë ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rober Gielisse nga Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Buxhet, është ngritur më tej vetëdijesimi i menaxherëve të organizatave qeveritare në lidhje me KBFP-në si dhe si është përkrahur implementimi i tij. 


Ministri i Financave, Bedri Hamza ka theksuar se kontrolli i brendshëm i financave publike i referohet sistemeve të menaxhimit që mbrojnë interesat financiare të Qeverisë dhe qytetarëve tanë. 

Kontrolli i Brendshëm i Financave Publike sipas tij është një strategji e përcaktuar mirë, që ndihmon përgatitjen e shteteve që duan të bëhen kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj, në veçanti është shumë relevante për ne në Kosovë”.
 
Ministri Hamza theksoi se ““Llogaridhënia menaxheriale: është një pritje që udhëheqësit e lartë në gjithë Qeverinë, përfshirë Kryetarët e Komunave dhe Sekretarët e Përhershëm, janë përgjegjës për të përcaktuar dhe përmbushur synimet për përformancën e programeve të tyre, të kontrollojnë kostot, të lehtësojnë rreziqet ndaj operacioneve të tyre dhe të sigurojnë që programet menaxhohen me integritet dhe në pajtueshmëri me ligjin.

Duke adresuar objektivat dhe menaxhimin e shëndosh financiar, menaxherët e departamenteve qeveritare do të përqëndrohen në priorite dhe në përmirësimin e shërbimeve për publikun. 

Kjo do të përforcojë kapacitetin e qeverisë për menaxhim të efektshëm të buxhetit kombëtar dhe për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në perspektivën e gjithëmbarshme të rritjes dhe zhvillimit.

Veç kësaj, qeverisja e mirë siç advokohet nga KBFP-ja do të ndihmojë në luftimin e mashtrimeve dhe korrupsionit.

Gielisse nga Komisioni Evropian duke komentuar seminarin tha: "Kontrolli i Brenshëm Financiar Publik është për të siguruar që qeveria shpenzon me mençuri paratë e tatimpaguesve.” 

Kosova sipas tij ka krijuar një politikë strategjike për zhvillimin e KBFP-së dhe ka avancuar legjislacionin për KBFP. 

“Takimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të përqafuar qasjen me te re të qeverisjes dhe për vendosjen e sistemeve të duhura. Jam i sigurt se në fund janë tatimpaguesit ata që do të përfitojnë nga kjo qasje e re.”

“Komisioni Evropian mbështetë plotësisht reformat në Kosovë për përmirësimin e menaxhimit të mirë financiar dhe për ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe bizneset. Në këtë aspekt, Komisioni ofron fonde për asistencë të ekspertëve për të ndihmuar implementimin nga administrata e Kosovës", ka deklaruar Gielisse
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)