01 Maj 2024

Kastrati: çmimi i lartë i bukës ka shqetësuar qytetarët

Mitrovicë, 1 mars - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtori i Inspekcionit, Lulzim Zeqiri, ka zhvilluar të martën një takim me furrtarët mitrovicas, me të cilët ka biseduar për çmimin e lartë të bukës.

Ai ka theksuar se ka ankesa të mëdha nga qytetarët, për shkak të çmimit prej 50 centësh për një bukë.

Kryetari Kastrati, ka thënë se në Mitrovicë gjendja ekonomike është e rëndë dhe çmimi kaq i lartë i bukës ka shqetësuar tejmase qytetarët.

Po ashtu ai ka kërkuar sqarime prej furrtarëve se pse në Mitrovicë  çmimi i bukës është 50 centë, kur në shumë komuna buka shitet më lirë.

Në anën tjetër, furrtarët kanë thënë se buka në Mitrovicë kushton 50 centë, meqë peshon 500 gramë. Sipas tyre, në shumë komuna tjera të Kosovës buka peshon më pak, andaj edhe shitet më lirë.

Ata janë ankuar për koston  e lartë si pasojë e shtrenjtimit të derivateve të naftës, mandej artikujve të tjerë si mielli etj.

Po ashtu folën edhe për konkurrencë të pabarabartë nga furrtarë të komunave veriore, të cilët nuk paguajnë tatimet dhe shesin bukë në Mitrovicë.

Kryetari Kastrati, ka shprehur mirëkuptim për problemet e tyre, ndërsa ka propozuar që bashkërisht një ekip i zyrtarëve komunalë me furrtarë të vizitoj komunat tjera dhe të shihet gjendja reale.

“Nëse në Skenderaj një bukë shitet për 35 ose 40 centë, atëherë pse në Mitrovicë të shitet për 50 centë”.

Furrtarët janë pajtuar për këtë propozim dhe kanë vendosur që të organizojnë një vizitë të tillë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për të parë çmimet dhe peshën e bukës.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)