10 Maj 2024

Junker shpreson në bashkimin e dy fondeve FESF dhe MES

Luksemburg, 1 mars - Presidenti i Eurogrupit, luksemburgezi Jean-Claude Juncker, një prej të parëve që kërkoi një rritje të mjeteve të ndihmës për vendet në vështirësi në zonën euro përsëriti në një intervistë të publikuar sot optimizmin për bashkimin e dy fondeve FESF dhe MES.

\"Ne do të vendosim deri në fund të muajit mars për lejimin e funskionimit në mënyrë paralele të fondeve MES dhe FESF. Ne do të kemi atëherë 750 miliardë euro në dispozicion, rreth 250 miliardë euro janë në fondin aktual të FESF, dhe 500 miliardë euro do të jenë në fondin e MES\'\', theksoi kryeministri nga Grand Duche për të përditshmen \'\'Die Welt\'\'.

Drejtuesi i ministrave të Financave të zonës euro shpreson ta mbyllë këtë diskutim në samitin e parashikuar këtë javë, por Gjermania ka këmbëngulur ta shtyjë afatin kohor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)