03 Maj 2024

Juncker: Ristrukturimi i borxhit grek do të çekuilibrojë Eurozonën

Athinë, 13 maj - Presidenti i Eurogroup, Jean-Claude Juncker tha sot se ristrukturimi i mundshëm i borxhit grek do të çekuilibrojë Eurozonën ndërkohë që mund të sjellë rritjen e inflacionit në bashkimin monetar.

Pasojat e ristrukturimit të mundshëm të borxhit grek në inflacion si edhe në qëndrueshmërinë e Eurozonëns në tërësi është “e pasigurtë dhe e pastudiuar”, theksoi Juncker.

Greqia duhet të marrë masa “shumë të rëndësishme” shtesë për konsolidimin e buxhetit të saj dhe të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjatë të euros, shtoi kryeministri i Luksemburgut.

Sipas përfaqësuesit të lartë europian, masat shtesë përfshijnë privatizime të mëtejshme dhe reforma radikale. Juncker shtoi se nëse reformat realizohen, Greqia do të ketë “mundësi të mëdha”, të vendosë nën kontroll borxhin e saj.

“Një nga problemet me të cilat përballet Greqia është mungesa e konkurencës së shëndoshë, ndërsa Portugalia has probleme me zhvillimin dhe Irlanda me sistemin bankar”, nënvizoi ai dhe kërkoi njëkohësisht zbatimin e sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj vendeve që shkelin rregullat financiare të Europës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)