Juncker nuk e përjashton më falimentimin e shtetit grek

Luksemburg, 5 shkurt - Shefi i grupit të eurozonës, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, ka kërcënuar Greqinë për rrezikun e dhënies fund të ndihmave nga Bashkimi Europian. 
Nëse Athina nuk mund të zbatojë reformat e nevojshme, atëherë ajo nuk mund të presë që t\'i ofrohen \"shërbime solidariteti\" nga vendet e tjera, i tha Juncker revistës javore \"Der Spiegel\". 
Në këtë rast, në mars shteti duhet të deklarohet i falimentuar. Mundësia e vetme kjo që në një farë mënyre mund të ndodhë, por grekët do të duhej të tregonin muskujt në momentin kur u shfaq paraliza, shtoi më tej Juncker. 
Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos deri në mbrëmjen e sotme do të zhvillojë bisedime lidhur me krizën e borxheve me përfaqësuesit e trojkës nga  BE, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.     














