07 Maj 2024

John Lipsky emërohet në krye të FMN

New York, 16 maj - Numri dy i Fondit Monetar Ndërkombëtar John Lipsky do të ushtrojë detyrën e kreut të institutit global gjatë mungesës së Dominique Strauss-Kahn.

Zëdhënësi i FMN William Murray deklaroi se Lipsky është takuar me anëtarët e bordit të FMN për t’i njohur ata me zhvillimet më të fundit e për të drejtuar mbledhjen.

Bordi në fjalë shqyrton të gjithë hapat e ndërmarrë nga Fondi e operacionet në terren. Në përputhje me standartet e FMN, John Lipsky, zëvendësi i parë i kreut të FMN merr përsipër detyrën e drejtorit menaxhues për sa kohë ky i fundit mungon në Washington DC , bëri të ditur FMN në një deklaratë  zyrtare.

Ndërkohë mediat në Paris spekulojne dhe për një paralajmërim të vetë kreut të FMN-së për skandal seksual. ominique Strauss-Kahn, në 28 prill kishte folur me gazetarët e Liberation, për një komplot seksual në dëm të tij.

Strauss-Kahn sillte imazhin e një gruaje të dhunuar në parkig e cila për trillimin e një historie të tillë do të merrte 500 mijë ose 1 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)