16 Maj 2024

Japonia me rritje të vogël ekonomike

Tokio, 10 qershor - Rritja ekonomike në Japoni gjatë tremujorit të parë është rishikuar në rritje me 1,2 për qind kundër 1,0 për qind që ishte parashikuar më parë, njoftoi qeveria.

Rritja ekonomike në Japoni gjatë tremujorit të parë është rishikuar në rritje me 1,2 për qind kundër 1,0 për qind që ishte parashikuar më parë, njoftoi sot qeveria.


Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto e fuqisë së tretë ekonomike botërore është nxitur nga subvencionet për blerjet e makinave ekologjike, që kanë dyfishuar konsumin me 1,2 për qind gjatë tremujorit të parë kundër 1,1 për qind sipas vlerësimeve paraprake.


Investimet nga ndërmarrjet janë ulur vetëm 2,1 për qind dhe jo 3,9 për qind, ashtu si ishte parashikuar.


Aktiviteti ka përfituar gjithashtu nga mbështetja publike për rindërtimin në verilindje të vendit shkatërruar nga tërmeti, cunami dhe aksidenti bërthamor i 11 marsit 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)