02 Maj 2024

Japonia është e gatshme të mbështesë Eurozonën

Tokio, 28 shtator - Qeveria japoneze është e gatshme të blejë më tepër obligacione nga fondi i ndihmës evropiane nëse autoritetet e zonës euro krijojnë një mekanizëm të aftë të qetësojë tregjet, u shpreh sot ministri japonez i Financave, Jun Azumi.

Ministri Azumi deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të blejë më tepër obligacione nga fondi i ndihmës evropiane nëse autoritetet e zonës euro krijojnë një mekanizëm të aftë të qetësojë tregjet.

Konkretisht gjatë konferencës për shtyp në Tokio, Jun Azumi tha: “Nëse zbatohet një plan për zbutjen e tensioneve në tregjet financiare duke ndihmuar Greqinë, nuk përjashtoj që Japonia të marrë pjesë në të”.

Ministri japonez i Financave iu referua blerjeve të reja nga Japonia të obligacioneve të emetuara nga Fondi evropian i stabilitetit financiar, FESF, fondi i ndihmës për vendet e zonës euro të zhytura në borxh.

Zëdhënësi i komisionerit evropian të Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn, përmendi dje mundësinë e një forcimi të burimeve të FESF e cila sot mund të japë një shumë deri në 440 miliardë euro, një kapacitet i pamjaftueshëm për të ndihmuar disa vende si Italia ose Spanja të kërcënuara edhe nga kriza e borxhit.

Japonia ka investuar rreth 2.68 miliardë euro ose ndryshe 20% të shumës totale të obligacioneve të reja që prodhoi FESF në gjysmën e parë të vitit për të mbështetur Islandën dhe Portugalinë.

Japonia është fuqia e tretë ekonomike në botë dhe vendi i dytë me rezervat më të mëdha monetare pas Kinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)