28 Prill 2024

Italia zyrtarisht në recension

Romë, 13 mars - Italia ka theksuar një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto, PBB, me 0,7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2011 në krahasim me tremujorin e kaluar, konfirmoi sot Instituti i Statistikave “ISTAT” në vlerësimin e tij përfundimtar.

Pas rënies me 0,2 për qind të rregjistruar në tremujorin e tretë, tkurrja e PBB-së shënon hyrjen në recesion, që karakterizohet nga një ulje për të paktën gjatë dy tremujorëve rresht të ekonomisë së tretë të zonës euro.

Gjatë gjithë vitit 2011, Italia regjistroi një rritje prej 0,5 për qind, sipas një shifre në rritje e konstatuar nga “ISTAT”-i, vlerësimi i parë për të cilën tregoi një rritje prej 0,4 për qind.

Megjithatë kjo shifër, nuk do të shërbejë si një referencë në planin vjetor. Shifra vjetore e publikuar më 2 mars njoftonte për një rritje prej 0,4 për qind vitin e kaluar në Itali.

Në shënjestër nga tregjet për shkak të borxhit të saj të madh prej 1 900 miliardë eurosh, 120,1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, në fund të vitit 2011, Italia ka shumëfishuar që nga viti 2010 planet shtrënguese, që kanë rrënuar aktivitetin ekonomik.

Qeveria shpreson për një tkurrje të Produktit të Brendshëm Bruto me 0,4 për qind këtë vit. Por, institucionet ndërkombëtare janë shumë pesimiste: Brukseli pret një tkurrje prej 1,3 për qind dhe FMN-ja parashikon një rënie prej 2,2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)