29 Prill 2024

Italia nuk mund të evitojë falimentimin

Romë, 5 gusht - Për shkak të rritjes së borxheve, Italia me siguri do të bankrotojë ndërsa Spanja do të mund ta evitojë këtë fat nëse realizon rritje më të fuqishme ekonomike, kumtoi sot Qendra për hulumtime ekonomike dhe afariste në Londër (SEBR), transmetoi BBC-ja.

Qendra përpunoi modele të skenarit të mirë dhe të keq për të dyja vendet dhe konstatoi se Italisë i nevojitet rritje e madhe ekonomike.

Italia tani për tani funksionon në kuadër të buxhetit të planifikuar dhe premton se do ta eliminojë deficitin deri në vitin 2014, por ekonomisë së saj i nevojitet rritje e domosdoshme, meqë në kuartalin e parë të këtij viti, shënoi rritje për vetëm 0.1 për qind.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, dje në Parlament tha se ekonomia është e fuqishme, por një numër i madh i ekonomistëve besojnë se ekonomia e tretë më e fortë në eurozonën nuk do ta mbajë krizën e borxheve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)