04 Maj 2024

Italia emetoi me sukses letra të treja me vlerë

Romë, 16 korrik - Italia arriti që me sukses të emetojë emision të ri të letrave shtetërore me vlerë me afat të mbërritjes në 5 dhe 15 vjet, por me të ardhura më të mëdha se muajin e kaluar. 

Ministria italiane e Financave të enjten shiti letra me vlerë prej 1, 25 miliardë eurosh me afat të mbërritjes prej pesë vitesh me shkallë mesatare të të ardhurave prej 4,93 për qind.

Kjo është thuajse një pikë procentuale më shumë se niveli i arritur në qershor dhe nivel më i lartë it ë ardhurave prej qershorit të vitit 2008. Kërkesa lidhur me këto letra me vlerë arrinte 1,93 herë më shumë se oferta.

Njëherësh, Ministria italiane e Financave shiti edhe letra me vlerë me afat të mbërritjes për 15 vjet me të ardhura prej 5.9 për qind, për vlerën prej 1,716 miliardë euro.

Ankandi i djeshëm i letrave italiane me vlerë ishte ndjekur me kujdes nga tregjet botërore të kapitalit, të cilët prej fillimit të javës ishin shumë hamendës për shkak të frikës së investitorëve nga zgjerimi i krizës së borxhit në Eurozonë dhe në Itali, ekonominë e tretë për nga madhësia në Evropë, të ngarkuar me borxh prej 1.800 miliardë eurosh.

Ky ankand konsiderohej si test i rëndësishëm për aftësinë e Italisë nëse mundet edhe më tutje ta grumbullojë kapitalin e nevojshëm të tregut të vlerave në kushte kur borxhi i saj ngjitet në 120 për qind të BPV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)