28 Prill 2024

Italia do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013

Romë, 6 gusht - Me rritjen e kostos së huasë, Italia thotë se do të balancojë buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni e mori këtë zotim mbrëmë në një konferencë të shpejtë shtypi, duke thënë se qeveria do të përpiqet të fitojë miratimin për një amendament kushtetues për balancimin e buxhetit të saj vjetor.

Deklarata e zotit Berluskoni  erdhi në fund të një jave, gjatë së cilës interesat e bonove të thasarit u ngritën ndjeshëm, duke e shtuar kështu frikën e investitorëve  se Italia mund të detyrohet t’i bashkohet Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar borxhet.

Indekset e bursave evropiane ranë ndjeshëm dje për shkak të frikës se qeveritë e mbytura nga borxhet të Italisë dhe Spanjës, ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha, përbëjnë kërcënim për Euron, monedhën e përbashkët të 17 vendeve të kontinentit.

Ndërkaq, Presidenti Barak Obama foli në telefon dje me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel rreth zhvillimeve më të fundit në krizën e eurozonës. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se përshëndet udhëheqjen e të dy vendeve në trajtimin e sfidave që ndjesh ekonomia evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)