13 Maj 2024

Italia, borxhdhënësi më i madh i Shqipërisë

Tiranë, 29 mars - talia mbeti huadhënësi më i madh dypalësh i Shqipërisë gjatë vitit 2011, pasuar nga Gjermania në vend të dytë dhe Japonia në vend të tretë. Lajmi bëhet i ditur nga raporti mbi borxhin publik që u publikua sëfundmi nga Ministria e Financave.

Shqipëria ka një portofol borxhi të jashtëm prej 3.15 miliardë eurosh, nga të cilat, 1.5 miliardë janë detyrimet ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare, 800 milionë është borxh dypalësh dhe 721 milionë euro u detyrohemi kreditorëve privatë.

Nga kreditorët shumëpalësh, Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit, dega e Bankës Botërore për asistencë nga vendeve të varfra, është kreditori më i madh me 740 milionë euro kredi të dhëna, pasuar nga Banka Europiane e Investimeve me 247 milionë euro dhe BERZH me 203 milionë.

Banka Islamike për Zhvillim është në vend të katërt mes kreditorëve shumëpalësh me 107 milionë euro, por pozicioni i këtij institucioni pritet të vijë në rritje gjatë vitit 2012.

Nga kreditorët dypalësh, Shqipëria i detyrohet Italisë 250 milionë euro ndërsa Gjermanisë 194 milionë euro. Kreditorë të tjerë të rëndësishëm janë Japonia me 56 milionë, Kuvajti me 48 milionë euro, Greqia me 49 milionë dhe Kina me 41 milionë euro.

Shqipëria ka edhe rreht 91 milionë euro borxhe të trashëguara nga koha e Komunizmit, të cilat janë rinegociuar me një grupim të quajtur “klubi i Parisit”. 27 Mars 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)