29 Prill 2024

Itali, rekord i ri në borxhin publik

Romë, 16 qershor - Borxhi publik në Itali arriti një rekord të ri. Banka Qendrore Italiane publikoi një raport më 14 qershor, ku thotë se në fund të muajit prill në Itali, niveli i borxhit publik arriti në 1890.6 miliardë euro.

Sipas raportit, në fund të prillit, borxhi publik në Itali arriti në 22.4 miliardë euro më shumë se në muajin mars.

Për një kohë të gjatë, niveli i borxhit publik në Itali ka qenë i lartë. Në vitin 2010, borxhi publik shënoi 119% të GDP-së, çka tejkaloi shumë edhe nivelin maksimal të përcaktuar nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes të BE-së.

Në këtë maj, Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredisë, \"Standard & Poor\'s\" e uli aftësinë e Italisë për të shlyer borxhin në \"negativ\" nga \"i qëndrueshëm\" që ishte më parë.

Por qeveria italiane ju përgjigj me një deklaratë vlerësimit të \"Standard & Poor\'s\", duke sqaruar se Italia qoftë tani, qoftë në të ardhmen, zotëron burimet ekonomike e politike për shlyerjen e borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)