30 Prill 2024

Itali, miratohet paketa përfundimtare e kursimeve

Romë, 15 shtator - Parlamenti italian ka miratuar paketën e re të kursimit të qeverisë së kryeministrit Silvio Berluskoni.

Më parë deputetët i kishin dhënë votëbesimin kryeministrit Berluskoni. Kjo paketë kursimesh parashikon shkurtime të rënda të buxhetit deri në 54 miliardë euro të tjera. Në korrik ishin vendosur kursime të një niveli prej 48 miliardë eurosh.

Synimi i qeverisë italiane është që deri në 2013 të paraqesë një buxhet të balancuar.

Eshtë parashikuar ndër të tjera një rritje e normës TVSH në një pikë prej 21 për qind, rritja e moshës së pensionit për gratë në sektorin privat nga 60 në 65 vjeç dhe një tatim i moderuar për të pasurit.

Përveç kësaj një frenim i borxhit do të sanksionohet në kushtetutë. Senati italian tashmë e kishte miratuar para një jave planin e ashpërsuar të kursimeve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)