06 Maj 2024

Itala e Kina nënshkruan marrëveshje 3 miliardë dollarësh

Romë, 7 qershor - Italia dhe Kina nënshkruan marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 3,2 miliardë dollarësh, sidomos në fushat e telekomunikacioneve dhe të automobilit, me rastin e vizitës në Romë të zëvendëspresidentit kinez, njoftojnë burime qeveritare.

"U nënshkruan 14 marrëveshje tregtare me vlerë 3,2 miliardë dollarë", ose rreth 2,2 miliardë euro në përfundim të një takimi mes kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe zëvendëspresidentit kinez Xi Jinping, bëri të ditur ky burim.

Një nga marrëveshjet më të rëndësishme u nënshkrua mes grupit të telekomunikacionit Telecom Italia dhe atij kinez Huawei.

Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, shuma e të cilës nuk është bërë e ditur ende, dy grupet, që bashkëpunojnë tashmë, do të forcojnë aktivitetet e përbashkëta kërkimore për fuqizimin e infrastrukturës së telefonisë fikse të brezit të ri në Itali dhe për përpunimin e telefonive celulare, bëri të ditur Telecom Italia.

Kompania e automobilit Fiat nënshkroi gjithashtu një marrëveshje prej rreth 350 milionë dollarësh me kompanitë kineze "Guangzhou Automobile" dhe "Hangzhou Advanced Gearbox" për prodhimin e kutive të shpejtësisë në Kinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)