08 Maj 2024

Investitorët ende skeptikë për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane

Bruksel, 13 korrik - Rënia e tregut e aksioneve dhe rritja e kostos së huamarrjes tregoi sot se investitorët mbeten skeptikë për përpjekjet mbi zgjidhjen e problemeve të borxhit të Evropës.

Aksionet e Hong Kongut shënuan një rënie prej 3 për qind, ndërsa ato në Tokio dhe Londër ranë me rreth 1 për qind.

Në Bruksel, ministrat e financave të BE-së  debatuan lidhur me një ndihmë tjetër monetare për Greqinë dhe për të diskutuar mbi shqetësimet se Italia mund të bëhet vendi i ardhshëm që do të goditet nga kriza e borxheve.

Ministri italian i ekonomisë, Xhulio Tremonti u largua herët nga takimi i ministrave të financave, dhe u kthye sot në Romë për të mbikqyrur përpjekjet mbi miratimin në parlamentin italian të një buxheti me shkurtime.

Shkurtimet buxhetore synojnë pakësimin e borxhit të Italisë, që tani është në shifrën 120 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit.

Lehtësimi i barrës së borxheve mundëson ripagimin e huave, kështuqë që bankat do të ofrojnë interesa më të ulëta, duke i shkurtuar kostot e huamarrjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)