31 Mars 2023

Investimet e huaja në Kosovë kërkojnë siguri

Berlin, 1 Mars - Kosova iu prezantua këtë javë investitorit gjerman. Por investimet gjermane në Kosovë mbeten në perspektivë për të ardhmen deri sa të përmirësohet imazhi dhe të ratifikohen marrëveshjet ekonomike bilaterale.

Me një ndjenjë paksa të frikshme qe nisur biznesmeni bavarez Franz Huber dy vjet  e gjysmë më parë në Kosovë: “Unë kisha dëgjuar vetëm të këqija, luftë, ndasi etnike, pasiguri, ato çka shkruajnë gazetat, thotë ai për Deutsche Wellen.”

Fituesi i çmimit bavarez të eksportit i përmbysi të gjitha këto paragjykime kur shkoi vetë në Kosovë dhe vendosi të ngrinte filialin e sipërmarrjes së tij kartografike. Në prezantimin e Kosovës të enjten në Odën bavareze të Industrisë, në Mynih sipërmarrësi nga Ofenburgu do t'u rrëfente mbi 100 pjesëmarrësve të konferencës për përvojën e tij me Kosovën, ku ai prej dy vjetësh ka hapur një filial të firmës së vet.

Por jo të gjithë sipërmarrësit dhe investitorët e mundshëm gjermanë janë kaq të hapur sa Franz Huber, i cili në vitin e kaluar u shpall fituesi i çmimit të eksportit bavarez. Për shumë investitorë të tjerë Kosova vazhdon të mbetet e pasigurtë, përsa kohë që nuk është nënshkruar marrëveshja bilaterale që mbron investitorin gjerman nga ndryshimet politike.

Ambasadori i Kosovës në Berlin Vilson Mirdita siguron se kjo mangësi do të ndreqet së shpejti: “Ne kemi propozuar 24 marrëveshje me RFGJ-në dhe kjo paketë është duke u shqyrtuar nga ministria e jashtme e Gjermanisë, aty bëjnë pjesë edhe marrëveshje të tilla, si mbrojtja e investimeve apo ajo e eliminimit të tatimeve të dyfishta”, thotë ai për Deutsche Wellen.

Kujtim Dobruna nga Agjencioni për Promovimin e Investimeve në Kosovë, IPAK, me seli në Vjenë, e përshëndet faktin që tashmë marrëveshja është duke u negociuar edhe me Gjermaninë: “Është një ndihmë shtesë për investitorët e huaj, sepse ajo jep një siguri për mbështetjen institucionale”, thotë Dobruna. Në fund të janarit Kosova pat nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Austrinë. Dobruna tani apelon tek parlamenti Kosovës, që ta ratifikojë atë sa më shpejt.

Por marrëveshjet bilaterale janë më të lehta për t'u rregulluar se sa imazhi i Kosovës, si një vend pa siguri juridike dhe politike. Presidenti i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj është i mendimit se angazhimi i kompanisë Satchi&Satchi me fushatën për promovimin e Kosovës është një hap shumë i mirë për të përmirësuar imazhin, por ai i bën thirrje edhe diasporës që në se kanë ide për ta ngritur edhe më lart imazhin e Kosovës të mos ngurrojnë t'i propozojnë ato.

Beqaj është për harmonizimin dhe koordinimin e këtyre përpjekjeve me institucionet përkatëse të ngritura për këtë çështje dhe nuk e mbështet idenë e krijimit të institucioneve të reja për promovimin: “Sepse atëherë mund të ndodhë edhe monopolizimi i informacioneve, gjë që nuk do të kisha dashur që të ndodhte në rastin e Kosovës.” Një institucion i rëndësishëm ndërlidhës mes investitorit gjermanishtfolës dhe kosovar krahas Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare, me seli në Berlin, është IPAK-u me qendër në Vjenë, i cili financohet nga shteti austriak.

Edhe Franz Huber kontaktin e parë me Kosovën e vuri përmes këtij institucioni. Ai është shumë i kënaqur me përvojën kosovare dhe nxit edhe kolegët e vet bavarez që të investojnë atje. Motoja e tij është një citat i poetit gjerman Johann Wolfgang Goethe: “Shikoji të gjitha, por merr me vete vetëm më të mirat”.

Dhe të mirat e Kosovës janë të shumta:  “Njerëzit janë shumë miqësorë, moti është shumë i këndshëm, turizmi ka një të ardhme shumë të madhe, monedha zyrtare është Euro, ka shumë njerëz që flasin gjermanisht ose që kanë një lidhje shumë të mirë me Gjermaninë”, numëron ai. "Por ka edhe shumë e shumë të tjera." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)