17 Maj 2024

Inter Steel eksportuesi më i madh i prodhimeve nga metali

Prishtinë, 15 nëntor - Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor vizitoi kompaninë Inter Steel e cila gjendet në Prishtinë dhe është ndër eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve nga metali.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se është obligim moral që kompanitë e tilla vizitohen nga qarqet e caktuara institucionale, jo vetëm atëherë kur duhet te gjobiten ose te mblidhen tatimet nga këto kompani.

“ Po vërtet te gjendet forma se si duhet te përkrahen kompani te tilla sepse vetëm ne këtë mënyrë duke përkrahur prodhimin një prodhim kualitativ, prodhime qe nuk njohin kufi mund te zhvillohet ekonomia dhe mund te krijohet një stabilitet I mirëfilltë ne Kosove.

Kryetari Gerxhaliu e përgëzoi familjen Reka për këtë pune qe janë duke bere, sepse te punësosh 50 vete dhe te eksportosh afër 20 mije ton metale dhe gypa metalike nuk është pune e vogle dhe Gerxhaliu theksoi se kompani te tilla janë heronj te Kosovës.

Inter Steel e ka prioritet prodhimin e produkteve të përpunuar nga metali. Prodhimi kryesor janë profile te ndryshme metalike ne formë te gypave. Kjo kompani pa një mbështetje institucionale sot fal kualitetit të lartë është bere një nga eksportuesit  me te mëdhenj qofte ne rajon dhe ne vende te tjera evropiane. Prodhimet e  saj i plotësojnë te gjitha standardet dhe kriteret Ajo ka  te punësuar afër 50 veta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)