16 Maj 2024

Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Mitrovicës dhe Valfabrikës

Mitrovicë, 5 qershor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Valfabrikës në rajonin e Umbrias nga Italia janë pajtuar që të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik në të mirë të qytetarëve. 

Për këtë qëllim kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka realizuar një vizitë në këtë komunë të Italisë, ku është pritur nga homologu i tij, Oriano Anastas.

Kryetari Kastrati së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar shumë zona industriale në rajonin e Umbrias. Gjatë takimeve me ndërmarrësit italianë është biseduar për mundësinë dhe kushtet që ofron Kosova, në këtë rast Mitrovica për investimet e tyre.

Ai i ka njoftuar ata me kushtet shumë të favorshme për investimet e huaja në Kosovë. Ka folur për fuqinë e lirë punëtorë si dhe tatimet e ulëta që mund të favorizojnë investitorët.

Takime të shumta ka realizuar edhe në qytetet tjera të atij rajoni, si në qytetin historik Gubi, mandej në Perugia etj, ku ka takuar drejtuesit e shoqatave të investitorëve dhe ndërmarrësve. Kryetari Kastrati i ka ftuar ata që të investojnë në Mitrovicë, duke ofruar njëkohësisht të gjitha lehtësirat e mundshme që mund të bëhen nga pushteti lokal.     

Ai e ka falënderuar kryetarin e Valfabrikës, Oriano Anastas, i cili kishte organizuar një pritje të jashtëzakonshme për delegacionin nga Mitrovica. Gjithashtu falënderoi shumë për ndihmat e dhuruara kohë më parë nga ajo komunë për nxënësit mitrovicas si dhe për ndërmarrjen e pastrimit “ Uniteti”.

Një përshëndetje të veçantë e ka bërë për karabinierët italianë që kanë shërbyer në Kosovë, përkatësisht për Claudio Zeni dhe Fabirizio Okkiverdi, të cilët kanë marrë nismën për këtë bashkëpunim ndërmjet Mitrovicës dhe Valfabrikës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)