17 Maj 2024

Institucionet obligohen që të ndalin eksploatimim e inerteve

Prishtinë, 14 nëntor - Inspektorati i MMPH-së, deri në fund të kësaj jave, të gjithë eksploatuesve të rërës dhe zhavorrit, do tua dorëzoj vendimin e Qeverisë i cili vendim i obligon që me njëherë  ti tërheqin makineritë, në mënyrë që ato kompani ti shmangen konfiskimit të makinerive të tyre.

Kështu tha sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi , në një takim që kishte me kryesuesin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ahmet Tmava dhe drejtorin e KPMM-së, Azem Rexhaj.

Temë bosht e takimit të sotëm ishte koordinimi i plotë i veprimeve për të zbatuar në tërësi vendimin e propozuar nga MMPH dhe miratuar nga Qeveria, për ndalimin e eksploatimit të materialeve inerte nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat për rreth lumenjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në fillim të takimit , ministri Gashi tha se ky është një vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës , prandaj obligohen të gjitha institucionet e Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim në tërësi.

Kryetari i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale Ahmet Tmava tha se KPMM është plotësisht e gatshme që të filloj menjëherë implementimin e vendimit të Qeverisë.

Në fund të takimit ministri Dardan Gashi dhe kryetari i Bordit të KPMM-së, kërkuan që edhe kryetarët e komunave përkatëse të intensifikojnë veprimet e tyre për të ndihmuar zbatimin e vendimit derisa ndërkohë inspektorati i MMPH-së, deri në fund të kësaj jave, të gjithë eksploatuesve të rërës dhe zhavorrit , do t’ua dorëzoj vendimin e Qeverisë i cili vendim i obligon që me njëherë ti tërheqin makineritë, në mënyrë që ato kompani ti shmangen konfiskimit të makinerive të tyre.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)