29 Maj 2023

Inflacioni në prill ishte 1,7 për qind

Prishtinë, 22 maj - Enti i Statistikave të Kosovës në raportin për Indeksin e tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë tregon se indeksi pësoi rënie për -1,0 për qind  në muajin Prill 2010 krahasuar me muajin Mars 2010. Prilli i vitit 2009 krahasuar me muajin Mars 2009 kishte rënie për -1,8 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin Prill 2010 me muajin Prill 2009 ishte 1,7 për qind.

Prill 2010 - Mars 2010 -1,0 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë pësuan rënie për -1,0 për qind  në muajin Prill 2010 krahasuar me muajin Mars 2010. Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera -17,4 për qind – aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike nga 1 prill 2010-30 shtator 2010 me një ndikim prej -1,4 për qind, perimet -2,1për qind me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK-it,

Ngritje e çmimeve vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal 5,9 për qind - nafta dhe benzina me një ndikim prej 0,3 për qind. Pemët për 4,8 për qind, furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 5,1 për qind që secila me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it,

Prill 2010 - Prill 2009 1,7për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.7për qind  në muajin Prill 2010 krahasuar me muajin Prill 2009. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal 18,9 për qind - nafta dhe benzina me një ndikim prej 1,1 për qind, perimet 10,8 për qind me një ndikim prej 0,5 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokolata dhe ëmbëlsirat 17,4për qind me një ndikim prej 0,4 për qind, furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 15,5 për qind me një ndikim prej 0,2 për qind. Kafja,çaji dhe kakao 3,2 për qind, veshjet 0,9 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 1,8 për qind, arsimi 4,4 për qind, sigurimet 21,4 për qind që secila me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te duhani -4,0për qind me një ndikim prej -0,3 për qind. Qumështi,djathi dhe vezët -3,0për qind, vajërat dhe yndyrat -8,6për qind, këpucët -4,1për qind, shërbimet për transport -7,9për qind që secila me një ndikim prej -0.2 për qind, buka dhe drithërat për -1,1 për qind me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)