24 Mars 2023

Inflacioni në Eurozonë në shkurt 0.9 për qind

Bruksel, 17 mars - Inflacioni në Eurozonën është zvogëluar pak në shkurt dhe arrin 0,9 për qind në bazë vjetore, pasi që në janar arriti një për qind, publikoi shërbimi statistikor i Bashkimit Evropian, Eurostat.

Prej korrikut të vitit 2009 kur arriti rënie historike prej 0,7 për qind, inflacioni filloi të rritet dhe në janar arriti nivelin më të lartë gjatë 11 muajve të kaluar.

Shkalla më e ulët e inflacionit në shkurt nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) është regjistruar në Letonia (-4,3 për qind), Irlandë (-2,4 për qind), Lituani
(-0,6 për qind), ndërsa më e lartë në Hungari (5.6 për qind), Rumani (4,5 për qind) dhe Poloni (3,4 për qind).

Në bazë vjetore, më së shumti janë rritur çmimet e alkoolit dhe cigareve, si dhe të transportit (4,3 për qind). Rritja e çmimeve të transportit në masë të madhe sqarohet me rritjen e çmimeve të karburantit, saktëson Eurostat.

Në llogari të kësaj, çmimet e ushqimit janë zvogëluar për 1,1 për qind në bazë vjetore, ndërsa kjo ka të bëjë më së shumti me zvogëlimin e çmimit të qumështit, të djathit dhe vezëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)