27 Prill 2024

ILO: Kriza botërore përgjysmoi pagat

Gjenevë, 19 dhjetor - Sipas një raporti të ri të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), kriza ekonomike dhe financiare në vitin 2008 dhe 2009 ka përgjysmuar rritjen botërore të pagave.

Nëpërmjet analizimit të të dhënave nga 115 vende dhe territore që mbulojnë 94% të rreth 1.4 miliardë rrogëtarëve në mbarë botën, "Raporti Global i Pagave 2010/2011 - Politikat e pagave në kohën e krizës", thotë se në nivel botëror, rritja e pagave mujore mesatare është ngadalësuar nga 2.8% në prag të krizës në vitin 2007, në 1,5% në vitin 2008 dhe 1,6% në vitin 2009.

Duke përjashtuar Kinën nga totali, rritja botërore mesatare e pagave ka rënë në rreth 0,8 në vitin 2008 dhe 0.7 në vitin 2009.

Raporti përmend ndryshime të mëdha në normat e rritjes së pagave në gjithë rajonet, duke thënë se ndërkohë që rritja e pagave u ngadalësua, ajo vazhdoi të jetë pozitive në Azi dhe në Amerikën Latine, ndërsa në rajone të tjera si Europa Lindore dhe Azia Qendrore rritja e pagave përjetoi një rënie dramatike.

Në vitin 2008, rënie të nivelit të pagave reale përjetuan 12 nga 28 vendet me ekonomi të zhvilluar, ndërsa në vitin 2009 shtatë prej tyre.

Rënie më e madhe për sa i përket rritjes së pagës reale vërehet në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku - sipas shifrave zyrtare - rritja reale e pagave ka rënë nga një mesatare prej rreth 17% në 2007 në 10,6% në vitin 2008 dhe në -2,2% në vitin 2009. Rritja reale e pagave ka rënë edhe në Europën Qendrore dhe Lindore, nga 6.6% në vitin 2007 në 4.6% në vitin 2008 dhe -0.1% në vitin 2009.

Në të ardhmen, raporti thotë se ritmi i rimëkëmbjes do të varet, të paktën pjesërisht, nga masa me të cilën individët do jenë në gjendje të përdorin pagën e tyre për të rritur konsumin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)