17 Maj 2024

IFC ka investuar 50 milionë euro në kompanin Titan Cement Cyprus

Prishtinë, 27 qershor - IFC, anëtar i Grupit të Bankës Botërore ka investuar 50 milionë Euro për një pakicë aksionesh për ‘Titan Cement Cyprus’, pjesë e Grupit Grek të prodhimit të Cimentos Titan Cement, për të nxitur dhe zhvilluar biznesin e ndërtimit të shtëpiave si edhe infrastrukturën në Serbi, Kosovë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Investimi i IFC-së do të mbështesë filialet e Titanit në Evropën Jugore si: Cemertara Kosjeric në Serbi, Cementarnica USJE në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe SharrCem në Kosovë, me prodhimin e materialeve për të cilat ka kërkesë të madhe nga tregu.

Ky investim do të ndihmojë kompanitë të përmirësojnë performancën mjedisore dhe efiçiencën e energjisë të kombinuar me një kapacitet prodhimi rreth 3.5 milionë tonë çimento në vit.

“Titan do të përdorë financimin e IFC-së për të mbështetur punën operacionale në Evropën Jugore në përgjigje të një nevoje në rritje për infrastrukturë dhe projekte të ndërtimit të shtëpiave në rajon,” tha Michael Sigalas, Drejtor i Titan Group në Evropën Juglindore dhe Rajonin Mesdhetar Lindor. “IFC është partneri ynë strategjik; ky është investimi i tretë i IFC-së në biznese rajonale të Titan Group.” 

IFC do t’i ofrojë Titanit mbështetje në arritjen e standarteve ndërkombëtare për menaxhimin e mjedisit dhe përgjegjësive sociale në një industri që po evoluon me shpejtësi dhe që është e rëndësishme për zhvillimin e rajonit.

“Investimi ynë tek Titan do të ndihmojë në krijimin e mundësive për vende të reja pune lokale,” tha Guy Ellena, Drejtor për Shërbimet Prodhuese e Bujqësore në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në, IFC.

“Duke rritur veprimtarinë prodhuese në Serbi, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovë, Titani do të vazhdojë të mbajë standarde të larta mjedisore”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)