17 Maj 2024

Identifikohen mangësit­ë e ligjit të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë

Prishtinë, 6 korrik - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacioni Friedrich Ebert, mbajtën tryezën me tematikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në vendet e punës.

Me këtë rast, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale prezantoi Draft Ligjin “ Siguria dhe Mbrojtja e Shëndetit në Punë”, ku fokus i Inspektoratit të Punës, ishte marrja e komenteve nga palët e interesit për këtë fushë të rëndësishme për shoqërinë kosovare.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte të identifikojë mangësit­ë eventuale të draft ligjit në mënyrë që ato të eliminohen paraprakisht. Poashtu të analizoj gjendjen aktuale dhe sfidat për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë.

Në këtë tryezë ishin pjesëmarrës përfaqësuesit e institucioneve, sindikatave, punëdhënësve, ekspertë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)