27 Prill 2024

Ibrahim Shabani emërohet Kryeshef i Entit të Statistikës

Prishtinë, 10 shkurt - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, Mr. Sci Edita Tahiri, duke u mbështetur në kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj, ka emëruar  Mr.sci.ecc. Ibrahim Shabanin ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikës të Kosovës.

Që nga viti 2009 deri më sot, z. Shabani ishte drejtor  i Buxhetit dhe i Financave në Ministrinë e Administratës Publike.

Ministrja Tahiri ka marrë këtë vendim, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të misionit të Entit të Statistikës të Kosovës dhe objektivave të përcaktuar për këtë agjenci ekzekutive dhe me qëllim të rritjes së rezultateve të punës, sidomos në këtë fazë kur jemi në prag të regjistrimit të popullsisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)