30 Prill 2024

“Ibër-Lepenci" do të punësoj 43 veteranë të luftës

Prishtinë, 2 prill - Në kuadër të përkushtimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen institucionale të kategorive të dala nga lufta, Zyra për Çështje të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, sot kanë nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi për punësimin e 43 punëtorëve sezonalë, nga radhët e veteranëve të luftës.

Në emër të Zyrës për Çështje të Veteranëve të Luftës së UÇK-së në kuadër të ZKM-së, marrëveshjen e nënshkroi Faik Fazliu, udhëheqës i kësaj zyreje, ndërsa në emër të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, kryeshefi ekzekutiv Hajdar Beqa.

Marrëshja parasheh punësimin e 43 punëtorëve, në kuadër të punësimit të punëtorëve sezonalë për nevojat e Njësisë së Ujitjes gjatë vitit 2010.

Përzgjedhja e 43 veteranëve të luftës që do të punësohen në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, do të bëhet nga Zyra për Çështje të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.