10 Maj 2024

Huadhënësit përgjysmojnë borxhin e Greqisë

Athinë, 6 mars - Huadhënësit më të mëdhenj privatë për Greqinë thonë se do të eliminojnë më shumë se gjysmën e borxhit që Athina u detyrohet këtyre institucioneve. Ky hap merret për të shmangur rrezikun që Greqia të mos paguajë këstin e borxhit këtë muaj.

Bankat, kompanitë e sigurimeve dhe firmat e investimeve thanë sot se do të përfshihen në një plan për të reduktuar me 142 miliardë dollarë borxhin grek, megjithëse nuk është bërë ende e qartë se çfarë përqindjeje të kësaj shume do të përballojë secili institucion.

Me këto reduktime të borxhit, institucionet huadhënëse do të humbin tre të katërtat e investimeve origjinale tek bonot greke të thesarit.

Disa prej firmave më të njohura financiare evropiane janë ndër 12 kompanitë huadhënëse që kanë rënë dakord të ndihmojnë Greqinë në përballimin e borxhit. Ndër to është Deutsche Bank dhe Commertzbank si dhe Banka Kombëtare e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)