13 Maj 2024

Hasani inkurajon bizneset e dëmtuara nga reshjet

Prishtinë, 19 mars - Zëvëndesministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka vizituar fabrikën për prodhimin e stufave “Emaliku” në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë, e cila ka pësuar dëme si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, me ç’rast i ishte demoluar rreth 80% e objektit të fabrikës dhe një pjesë e depos së shitjes.

Me këtë rast, zv/ministri Hasani ka inkurajuar drejtuesit e kësaj kompanie që të vazhdojnë punën dhe u ka premtuar se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe të ministrive gjegjëse.

“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur që ju ta ndieni sa më pak dëmin që iu është shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore që kanë  ndodhur  kohëve të fundit, andaj ne do të bëjmë kërkesë te Ministria e Financave dhe te Zyra e Kryeministrit që gjatë importimit të mallrave që janë të nevojshme për ju të liroheni nga taksat”, tha Hasani.

Në anën tjetër menaxheri i fabrikës “Emaliku”, Amir Rrmoku falënderoi zv.ministrin  Hasani për interesimin dhe për ndihmën që u ka ofruar, ndërsa ka informuar për dëmet që i janë bërë, që sipas tij fatmirësisht nuk kanw pwrfshirw edhe njerëzit.

Ai ka përmendur dëmet që i janë shkaktuar në makineri, në repromaterial dhe në prodhime finale, të cilat kapin shifrën rreth 200 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)