01 Maj 2024

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit Prishtina 2011

Prishtinë, 3 maj - Të martën në mbrëmje në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinës është hapur edicioni i Parë i Panairit të librit “Prishtina 2011”, në të cilin po marrin pjesë mbi 80 botues nga Kosova Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, etj. 

Panairi zyrtarisht është hapur me prerjen e shiritit nga kryetari i UBK-së, Behxhet Bici dhe Kreshnik Gashi këshilltar i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Duke e shpallur të hapur panairi kryetari i UBK-së, Behxhet Bici është shprehur se ky panair ndërkombëtar e afron Kosovës me vendet që e duan paqen, kulturën dhe libri.

Ndërsa këshilltari i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kushtrim Gashi, duke përshëndetur panairin në emër të presidentes është shprehur se aktivitetet të tillë për librin kanë një rëndësi fondamentale për zhvillimin e çdo vendi.

“Leximi është fondament i qartë i komunikimit dhe zhvillimit të vendit, andaj sot leximit i duhet dhënë rol prijetar në arsimin e obligueshëm komunikimi ynë njerëzor”, është shprehu Gashi.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri ka thënë se botuesit nga Shqipëria kanë gjetur një ambient të mirë për të këtë festë të librit.

Ndërsa krijuesi Agim Gjakova në fjalën e tij është shprehur se  ky panairi për 4 ditë sa do të zgjatë do të jetë shtëpi e shkrimtarëve dhe lexuesve ku do të krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt mes tyre.

“Libri përbën një segment të rëndësishëm të kujtesës kolektive dhe është gur themeltar në piedestalin e kulturës së njeriut”, ka thënë Gjakova.

Ai ka porositur që ky manifestin duhet të shihet si një ngjarje kulturore e çlirimit shpirtëror në rëndomtësinë  e përditshme, dh një  nxitje për brezin e ri për një afrim më të madhe ndaj librit.

Gjatë ditëve sa do të zgjatë panairi do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh më rëndësi si konferenca shkencore letrare “Agim Gjakova në letrat shqip” që do të mbahet me datën 05 Maj 2011 në sallën e shkollës fillore Amerikane. Pastaj promovime librash dhe mjaft aktivitete tjera.

Ndërsa për bibliotekat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes do të mblidhen libra që do të dhurohen nga botuesi të ndryshëm. Panairi do të kurorëzohet edhe me ndarje të çmimeve për stendën më të mirë të panairit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)