02 Maj 2024

Hapa kundër krizës së euros

Bruksel, 10 dhjetor - Ministrat e Financave të BE aprovuan paketën e ndihmës për Irlandën, refuzuan titujt e përbashkët financiarë të shteteve të euros dhe shtimin e fondit për shpëtimin e euros dhe po ashpërsojnë luftën ndaj evazionit fiskal.

Një gjë ishte vetëm formalitet: paketa e shpëtimit për  Irlandën në vlerë prej 85 miliardë eurosh, për të cilën ishte vendosur të dielën para një jave, u miratua nga Ministrat e Financave në Bruksel. Komisioneri i BE për çështjet monetare, Olli Rehn, u shpreh optimist, se Irlanda mund t\'i paguajë borxhet.

“Unë jam i bindur, se Irlanda me njerëzit e saj të zgjuar, të aftë dhe këmbëngulës dhe perspektivat ekonomike do t\'i përballojë sfidat.\"

Por ende shtrohet pyetja se cili vend e ka më të nevojshme mbështetjen, Portugalia ndoshta, apo Spanja? Dhe nëqoftëse është kështu, a do të mjaftojë një mekanizëm shpëtimi prej 750 miliardë eurosh?

 

Ministri belg i Financave dhe Presidenti i Këshillit, Didier Reynders, u shpreh i përmbajtur: “Jam i sigurtë se javët e ardhshme do të duhet të bisedojmë përsëri për përmasat e mekanizmit të krizës.\"

Krejt ndryshe homologja e tij spanjolle Elena Salgado: “Ai (mekanizmi i krizës) ka një përmasë, që ne na duket e arsyeshme.“

Por kjo tingëllon logjike vetëm nga goja e saj. Spanja kërkon në rradhë të parë të qetësojë tregjet financiare.

Shumë pakënaqësi ka shkaktuar propozimi për titujt e përbashkët financiarë në BE. Vendet stabile do të paguanin për to përqindje më të mëdha interesi se sa sot. Kështu Gjermania, Austria, apo Hollanda, që të tria relativisht të forta, janë kundër.

Ministrin gjerman të Financave Wolfgang Schäuble e nervozon edhe vetë propozimi. “Gjërat, që i vendosim duam edhe t\'i zbatojmë dhe jo të flasim përherë për iniciativa të ndryshme. Këtë e kanë qejf mediet, por edhe politikanëve u duhet pak kohë, që ta bindin pjesën tjetër të botës për atë, që sapo kanë vendosur.

Bien dakord për luftimin e evazionit fiskal

Por në një pikë ministrat e Financave arritën të bien dakord, pasi Luksemburgu hoqi dorë nga rezistenca e tij. Duhet thelluar bashkëpunimi në rastet e dyshimeve për evazion fiskal. Se çfarë do të thotë kjo praktikisht, e shpjegoi komisari i BE-së për çështjet tatimore, Algirdas Semeta.

 “Personat, që kanë ndermend të bëjnë evazime taksash nuk do ta shfrytëzojnë dot më sekretin bankar. Sekreti bankar nuk pranohet më si justifikim, për t\'i refuzuar informacionet relevante autoriteteve tatimore të një vendi tjetër.“

Detyrimi i shteteve për shkëmbimin e informacioneve vlen për pagat nga vende të tjera, apo për pretendimet për pension të një qytetari të BE, por jo për depozitat bankare, siç theksoi ministri i Financave i Luksemburgut, Luc Frieden. Dhe kështu dispozita ka një boshllëk të madh. Ndryshe nuk do të kishte qenë e mundur të arrihej marrëveshja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)