12 Maj 2024

Hamza: Tejkalohet plani për të hyrat në disa kategori

Prishtinë, 22 mars - Bazuar në ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ministri i  Financave Bedri Hamza, ka prezantuar sot raportin financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2011.

Ministri Hamza me këtë rast theksoi se veçoritë kualitative të këtij raporti janë ngritja substanciale e të hyrave, tejkalim i planit për të hyrat në disa kategori, ngritja kualitative në kategorinë e investimeve kapitale, si dhe rënia simbolike të shpenzimeve ne kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, përkundër zgjerimit te dukshëm te fushëveprimit te institucioneve te reja.

Ai në vazhdim paraqiti një përmbledhje të raportit vjetor, për të hyrat dhe shpenzimet, duke i pasqyruar të dhënat në formë analitike dhe krahasuese për vitin 2011.

“Të hyrat e grumbulluara gjatë vitit 2011, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve dhe fondet në mirëbesim kanë qenë 1,303,328,000 euro dhe paraqesin 101 % të planit të përgjithshëm vjetor. Kjo tregon se realizimi ka qenë në nivel të planit vjetor, ndërsa kemi një rritje prej 11%, krahasuar me vitin paraprak (2010)”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve  Ministri Hamza tha se “Shpenzimet gjatë vitit 2011, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim , kanë qenë 1,387,810,000 Euro dhe paraqesin 92% të planit të përgjithshëm vjetor.

Krahasuar me vitin paraprak shihet një rritje kualitative vjetore e shpenzimeve prej 9%, kryesisht në kategorinë paga dhe mëditje që janë 24% dhe kategorinë e investimeve kapitale që janë 16% më të larta se në vitin paraprak (2010)”.

Gjendja e fondeve me 31 dhjetor 2011 është 203,629,000 Euro.

Në fund të prezantimit Ministri Bedri Hamza , tha se raporti është edhe një tregues i matshëm për suksesin e institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë periudhë raportuese si dhe një dëshmi e pakontestueshme për potencialin e tyre, në rrugëtim të sforcimit të shtetit të Kosovës dhe ngritjes se mirëqenies së qytetarëve tanë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)