29 Prill 2024

Hamza: Të hyrat e gjashtëmujorit te parë janë 579.17 milionë euro

Prishtinë, 28 korrik - Duke u bazuar në Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë Nr. 03/L-048 ministri Hamza bëri prezantimin e Raportit të Buxhetit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, para Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke specifikuar dy veçoritë kryesore të këtij raporti, ngritjen substanciale të të hyrave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe ngritjen kualitative në kategorinë e investimeve kapitale.

Gjatë prezantimit të raportit, ministri Hamza bëri një përmbledhje për të hyrat dhe të dalat duke shtuar se të hyrat gjatë gjashtëmujorit të parë 2011, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim.

Ai tha se të hyrat janë 579.17 milionë euro dhe paraqesin 46% të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara, ndërsa kemi një rritje prej 9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa te pagesat gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2011 duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 528.08 milionë euro dhe paraqesin 35% të planit të përgjithshëm vjetor.

Ministri Bedri Hamza prezantoj edhe bilancin e fondeve deri më datë 30 qershor  2011, i cili është  339.15 milionë euro, dhe shtoj se gjendja fillestare e fondeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës në vitin 2011 ka qenë  290.84 milionë euro.

Si rezultat i mbledhjes më të madhe të të hyrave se sa shpenzimit të parave në këtë gjashtëmujor kemi rritje të bilancit të fondeve deri më 30 qershor për 48.31 milionë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)