29 Prill 2024

Hamza takohet me ndihmës-zv.sekretarin e Thesarit amerikan

Prishtinë, 28 shtator - Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Thesarin Amerikan dhe ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. 


Një takim me rëndësi të veçantë ishte ai me zëvendës – ndihmës sekretarin e Thesarit amerikan Chris Smart, me të cilin u diskutuan  për zhvillimet kryesore financiare dhe ekonomike.


Z. Smart nga ana e tij shprehu përkushtimin e Thesarit amerikan për të ndihmuar proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.


Ai premtoi se mbështetja amerikane për Ministrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Ndërsa, ministri Hamza shprehu falënderimin e tij për përkrahjen e dhënë si dhe përkushtimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi  edhe në të ardhmen.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)