14 Maj 2024

Hamza: Rritja ekonomike për vitin 2012 do të jetë 5 për qind

Prishtinë, 24 janar - Ministri i Financave, Bedri Hamza në konferencën e fillim vitit ka thënë se viti 2012 ka filluar në harmoni me planet dhe mjaft suksesshëm.

Hamza si sukses për këtë viti ka ka përmendur përmbylljen me sukses të ankandit të parë të letrave me vlerë.

“Unë ndihem tepër mirë që ka filluar jashtëzakonisht suksesshëm. Ka qenë një sfidë për neve, mirëpo në ankandin e parë kur ne kemi publikuar që kërkojmë 10 milionë euro letra me vlerë, oferta ka qenë prej 22.5 milionëve”, tha Hamza.

Pas suksesit me Letra me Vlerë, ministri Hamza pret sukses edhe në marrëdhëniet me FMN-në. Me 21 shkurt deri 5 mars është paralajmëruar që në Kosovë të qëndrojë një mision i FMN-së, me të cilin në fillim do të diskutohet për përmbushjen e kritereve të marrëveshjes së monitoruar nga stafi.

Gjatë shpalosjes së prioriteteve të MF-së, Hamza ka deklaruar se këto ditë do fillojnë me përgatitjen e buxhetit për vitit 2013 dhe se në fund të muajit shkurt, një mision i FMN-së, do ta vizitojë Kosovën ku do diskutohet për përmbushjet e kritereve sa i përket marrëveshjes aktuale dhe, pas rishikimit të dytë të kësaj marrëveshje, do bëhet negocimi me ta.

Ministri Hamza ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2012 do të jetë 5 për qind.

“Sa i përket rritjes ekonomike, vlerësimet tona janë që rritja ekonomike edhe për vitin 2012 do të jetë 5%. Ne kemi marrë në konsideratë ecurit që pritet të zhvillohen në eurozonë dhe të gjitha indikacionet, dhe të gjitha të dhënat tona na qojnë në atë drejtim që rritja ekonomike të jetë 5%. Departamenti i makroekonomisë në MF ka treguar pjekuri mjaftë të madhe sa i përket projeksioneve gjithmonë deri më tani”, ka thënë ai.

Ai po ashtu është shprehur i bindur se këtë vit, Kosova do të anëtarësohet edhe në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, ngase, sipas tij, dy nga tre kriteret e kërkuar, janë plotësuar, por siç ka thënë ai, telashe në ketë drejtim po sjell mosnjohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të BE-së.

Hamza ka deklaruar se ka pasur edhe zvogëlim të informalitetit, ndërsa për protestat që po ndodhin në pikat kufitare, ai ka thënë se nuk do ndikojnë në të hyrat e planifikuara.

“Sa i përket pikës 1 dhe 31 ndryshimi i gjendjes në ato pika ka pasur refleksione pozitive sa i përket të hyrave në buxhetin e Kosovës, sepse aty është ndërprerë në masë të madhe kontrabanda dhe evazioni fiskal, sidomos i naftës dhe derivateve të saj, kur dihet se është një nga mbushësit më të mëdhenj të arkë."

"Ndërsa, sa i përket zhvillimeve në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, megjithatë këto munden me pas ndoshta efekte të shkurtra por mendojë se brenda vitit do të arrijmë ta përmbushim planin e të hyrave, sepse ka mundësi që nëse ka zhvendosje të importeve nga një pikë kufitare në një tjetër”, ka pohuar Hamza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)