29 Prill 2024

Hamza premton masa konkrete në mbështetje të biznesit

Prishtinë, 5 gusht - Sot OEK-un e vizitoi Ministri i Financave Bedri Hamza. Në takim me kryetarin e OEK-ut Safet Gerxhaliu dhe komunitetin e biznesit, ku ishin te pranishëm edhe drejtori i ATK-se Behxhet Haliti dhe ai i Doganave Naim Huruglica.

Kryetari i  OEK-ut Safet Gërxhaliu e vlerësoi shumë të rëndësishëm takimin që ministri i financave Bedri Hamza  zhvilloi sot me komunitetin e biznesit. Gërxhaliu çmoi lartë gatishmërinë e ministrit Hamza  për bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Është një shprese e re qe krahas reciprocitetit i cili ka filluar te implementohet me Serbinë politikat zhvillimore te jene te orientuara ne funksion te zhvillimit sidomos te përkrahjes te sektorit privat dhe te sektorit prodhues. Ajo qe është laboruar sot nga ministri vërtet  ka qene një shprese shume e madhe qe dite me te mira po vijnë edhe ne aspektin ekonomik ne përgjithësi ne Kosovë dite me te mira po vijnë për sektorin prodhues dhe me siguri me këto politika do te përmirësohet dukshëm ambienti biznesor ne Kosovë i cili do te ketë efekte pozitive edhe ne aspektin intern edhe ne ate ekstern” tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu theksoi se zhvillimi ekonomik do të mundësonte krijimin  vendeve të reja të punës dhe minimizimin e tensioneve sociale. Poashtu ai konstatoi se, në të njëjtën kohë  do të përmirësohet bilanci tregtar ambienti biznesor vendor te jete me atraktiv.

Ndërsa ministri i Financave Bedri Hamza theksoi rolin e OEK-ut në favor te krijimit te një ambienti me te përshtatshëm me miqësor për biznesin qe ka te beje me reduktimin e normës për tatim ne korporata, ne zvogëlimin e tatimit ne te ardhurat individuale dhe veprime tjera.

“Kemi diskutuar për lirimet nga dogana për lendet e para dhe ambalazhin. Kemi diskutuar për lirimet nga pagesa e TVSH për pajisjet kapitale. Kemi biseduar për lirimin ne tatim nga pagesa te korporatave për te gjitha bizneset e reja në vitet e para te afarizmit te tyre varësisht nga niveli i investimeve dhe numri i te punësuarve.  Zvogëlimi i kamatave te cilat i aplikojnë institucionet e Kosovës me rastin e vonesave te pagesave nga tatimpaguesit. Lirimi i pagesave për student nga TVSH përshkallëzimi I TVSH lirimi i pajisjeve te teknologjisë informative nga dogana”, theksoi Hamza.

Ministri i Financave  foli edhe për reformimin e bordit te pavarur për rishqyrtimin e ankesave. Në të njëjtën kohë ai bëri me dije se është në proces ndryshimi dhe amandamentimi i ligjeve te caktuarat cilat mundësojnë masat lehtësuese për biznesin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)