04 Maj 2024

Hamza nënshkroi 8 udhëzime administrative për tatimin prone

Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Financave, Bedri Hamza, nënshkroi 8 udhëzime administrative për tatimin në pronë. Këto udhëzime administrative kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit nr. 03/L-204 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe ju japin mundësin komunave që të administrojnë në mënyrë të suksesshme në të gjitha fushat e tatimit në pronë.

Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative për tatimin në pronë synohet të arrihen qëllime të ndryshme sa i përket aplikimit dhe administrimit të tatimit në pronësi dhe ka për qëllim prezantimin e metodave të vlerësimit të pronës së paluajtshme dhe të identifikojnë standardet për caktimin e saktë të vlerës, të përcaktojnë metodat që do të zbatohen në secilën komunë dhe të cilat do të raportohen në format e dhëna me këtë udhëzim, të përcaktojnë procedurat për zgjidhjen e ankesave administrative, në lidhje me faturat e tatimit në pronën e paluajtshme, të bëjë themelimin e organeve administrative të ngarkuara për realizimin e tyre, si dhe të përcaktojnë rregullat dhe kushtet, në bazë të të cilave komunat mund të lejojnë shtyrjen e pagesës së tatimit në pronë, procedurën për shtyrjen e pagesës, dokumentacionin e nevojshëm, i cili do t’i bashkëngjitet kërkesës për shtyrjen e pagesës.

Njëherit këto udhëzime kanë të bëjnë edhe me definimin dhe përcaktimin e shërbimeve komunale me të cilat komunat mund t’i kushtëzojnë tatimpaguesit për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë. Gjithashtu përmes këtyre udhëzimeve,  sigurohet se në komuna funksionojnë zyre komunale të tatimit në pronë, janë organizuar dhe kanë personel adekuat dhe burime tjera për të menaxhuar me tatimin në pronë për të ardhmen e paraparë si dhe ju jep mundësinë komunave të mëdha që të themelojnë drejtorinë për tatimin në pronë.

Komunat të cilat kanë mbi 25,000 objekte të regjistruara në bazën e të dhënave dhe faturojnë një numër të këtillë të objekteve për një vit tatimor mund të themelojnë drejtorinë e veçantë për tatimin në pronë.

Udhëzimet Administrative të cilat janë nënshkruar nga Ministri janë:

Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e vlerës së pronës së paluajtshme dhe standardet e vlerësimit;

Udhëzimi  Administrativ për procedurat lidhur me ankesat për tatimin në pronën e paluajtshme;

Udhëzimi  Administrativ për shtyrjen e pagesës së tatimit në pronë;

Udhëzimi Administrativ për urdhëresat e ndalimit të shërbimeve komunale për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë;

Udhëzimi Administrativ për organizimin dhe funksionimin e zyrave komunale të tatimit në pronë;

Udhëzimi Administrativ për mbledhjen dhe regjistrimin e informatave për pronën dhe tatimpaguesin;

Udhëzimi  Administrativ për vjeljen e tatimit në pronën e paluajtshme, dhe

Udhëzimi  Administrativ për humbjen e të drejtës mbi pronën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)