02 Maj 2024

Hamza në takimet vjetore të FMN dhe BB

Washington, 27 shtator - Delegacioni kosovar i kryesuar nga Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç pjesëmarrjes në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe Bankës Botërore, ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të këtyre dy institucioneve.

Një takim me rëndësi të veçantë ishte takimi me znj. Nemat Shafik - zv. drejtoreshë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shafik çmoi lart përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Programi i Monitoruar nga stafi duke shprehur besimin se ky përkushtim do të vazhdojë deri në fund të programit që do t´i hapë rrugë forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Ministri Hamza mori pjesë në takimin e konstituencës belgo-austriake të Bankës Botërore dhe FMN-së, konstituencë në të cilën përfaqësohet edhe Kosova, me ç´rast janë diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të kësaj konstituence.

Ministri Hamza pati edhe takime të tjera me rëndësi, siç ishin ato me drejtorët ekzekutivë të konsituencës pranë FMN-së, z. Williy Kiekens, dhe zëvendësin e tij, Johan Prader, si dhe me drejtorin ekzekutiv pranë Bankës Botërore, z Konstantin Huber dhe zëvendësin e tij Gino Alzetta,  ku u diskutuan format e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në vazhdën e takimeve në Washington, delegacioni i Ministrisë së Financave është duke i zhvilluar gjithashtu diskutimet me Misionin e FMN-së për Kosovë, i cili udhëhiqet nga Johanes Wiegand, me të cilin janë duke u zhvilluar diskutimet përfundimtare lidhur më Buxhetin 2012, diskutime këto që kishin filluar para dy javësh në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)