05 Maj 2024

Hamza kërkon nga ATK trajtim i barabartë i të gjitha bizneseve

Prishtinë: 21 qershor -  Ministri i Financave,  Bedri Hamza  vizitoi sot  Administratën Tatimore të Kosovës,  ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, z.Behxhet Haliti me bashkëpunëtorët e tij.

Ministri i Financave, z.Bedri Hamza  e vlerësojë lartë punën e Administratës Tatimore  dhe kërkojë nga Administrata Tatimore që të bëhet trajtimi i barabartë  i të gjitha bizneseve dhe njëkohësisht  kërkoi që Administrata  të vazhdojë me këtë përkushtim në  respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu, parandalimin e ekonomisë joformale.

Në  këtë takim ministri Hamza, është njoftuar  me progresin  e deritanishëm  të Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe të arriturat në mbledhjen e të hyrave.


Ndërsa, Drejtori  i ATK-së, duke falënderuar Ministrin Hamza për vizitën dhe mbështetjen e tij, tha se “ Përkrahja e Ministrisë së Financave dhe në veçanti e ministrit Hamza ka rezultuar në realizimin e synimeve të parashtruara ndaj ATK-së dhe i premtoj mistritë që ATK do të vazhdojë përkushtimin për të luajtur rolin kryesor në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës”

Në këtë takim u diskutua për të arriturat në gjashtëmujorin e parë, si dhe për objektivat dhe planet e Administratës Tatimore, për gjysmën e  dytë të vitit 2011, gjithashtu, në fund të takimit drejtori Haliti siguroi se pritet angazhim edhe më i madh nga stafi i Administratës për të kontribuar në mbledhjen e të hyrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)