12 Maj 2024

Haga i ngrin të gjitha pasuritë Gadafit në Itali

Hagë, 30 mars - Me kërkesën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, autoritetet italiane ngrijnë të gjitha pasuritë që ish-diktatori libian, Muammar Gadaffi kishte \"strehuar\" në Itali.

Bëhet fjalë për të mira materiale dhe financiare kesh dhe në formë aksionesh në kompani e shoqëri me gamë të gjërë veprimi në Itali që kapin vlerën totale prej 1 miliard e 100 milion eurove.

Pasuritë janë shpërndarë kryesisht në tre kompani kryesore, në kompaninë naftënxjerrëse ENI, në shoqërinë e futbollit, FC Juventus dhe në bankën Unicredit.

Mes pasurive të bllokuara ndodhen edhe dy motorë super të shtrenjtë dhe 150 hektarë pronë pyjore në ishullin e Pantelleria-s. Të gjitha këto pasuri ishin në emër të pasardhësve të Gadaffit dhe personave të tjerë, besnikë të tij.

Pasuritë u bllokuan me kërkesë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë që po zhvillon hetimet përkatëse për përfshirjen e Gadaffi,pasardhësve dhe besnikëve të tij në krime kundër njerëzimit gjatë luftës civile disa-mujore që përfshiu vendin afrikano-verior vitin e kaluar e që përfundoi me rrëzimin dhe vrasjen e diktatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)