02 Maj 2024

Guvernatori Nurboja, në konferencën e FMN-së dhe Bankës Kroate

Zagreb, 5 qershor - Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, së bashku me Bankën Kombëtare të Kroacisë “Lundrimi për në të ardhmen - politikëbërja në ujërat e rrëmujshme; nxitja e qëndrueshmërisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Përveç guvernatorëve dhe ministrave të financave të 17 shteteve të ndryshme, në takim mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva.

Në diskutime, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së znj. Kristalina Georgieva me guvernatorët dhe ministrat e financave të shteteve përkatëse, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë nga pasojat e fragmentimit gjeoekonomik dhe siguria energjetike; si dhe cili është roli i politikëbërjes në adresimin e këtyre sfidave.

Gjithashtu, në takim u diskutua rreth përkrahjes së FMN-së për të adresuar sfidat më urgjente ekonomike të shteteve, çfarë mund të bëjë më shumë FMN-ja për të ndihmuar dhe mbështetur shtetet, si dhe se si mund të shërbejnë më mirë shërbimet dhe komunikimi me FMN-në.

Gjatë konferencës, U.D Guvernatori i BQK-së, z. Nurboja, shprehu pikëpamjet e BQK-së lidhur me fragmentimin gjeoekonomik në botë dhe sfidat e mundshme të ekonomisë së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve të tilla në ekonominë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)