28 Prill 2024

Grindje për pasardhësin e shefit të FMN-së, Straus-Kahn

New York, 19 maj - Pas arrestimit të Dominique Strauss-Kahn evropianët dhe vendet në zhvillim grinden për pasardhësin e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN.

I akuzuari për tentativë dhunimi, Strauss-Kahn, po bie nën presion gjithnjë e më të madh, për të liruar rrugën për pasardhësin e tij.

SHBA, si aksionerja më e madhe e FMN-së, kërkon emërimin e një shefi provizor, sepse francezi 62 vjeçar aktualisht nuk mund ta kryejë detyrën e tij.

Qeveria gjermane kërkoi që pasardhësi të jetë një evropian, duke sfiduar vendet në ekspansion ekonomik si Kina dhe Brazili, të cilat nuk duan ta pranojnë më të drejtën tradicionale të evropianëve për këtë post. Ndërkohë zëvendësi i Strauß-Kahnit, John Lipsky, ka marrë jozyrtarisht përsipër detyrën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)