28 Mars 2024

Greqisë i nevojiten 75 miliardë euro për rifinancim të borxhit

SHBA, 30 mars - Greqia ka nevojë për 75 miliardë euro që të mundet normalisht ta rifinancojë borxhin e saj, theksojnë analistët në revistën britanike " "The Ekonomist". Ata theksojnë se shuma që i nevojitet Greqisë është shumë më e madhe se 25 miliardë euro që janë parashikuar për ndihmë nga ana e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Pakoja e ndihmës së BE-së dhe FMN-së është zgjidhje e përkohshme për ekonominë greke. Nevojiten shumë vite që të vendosen financat shtetërore të Greqisë. Kjo do të thotë se është e nevojshme një fond më i madh për shpëtim të Greqisë", theksojnë ekonomistët.

Ata, gjithashtu, theksojnë se financimi eventual i Greqisë nëpërmjet FMN-së do të paraqes problem për Athinën, për shkak se Fondi do të kërkojë zvogëlim të shpenzimeve shtetërore, ndërsa një kërkesë e këtillë do ta sillte ekonominë greke deri në recesion më të thellë.

Sipas parashikimeve të "The Ekonomist"-it deficiti buxhetor i Greqisë nën tre për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) mund të arrihet deri në fund të vitit 2014, ndërsa sipas planeve të Qeverisë greke gjatë vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)